Live From Tirana

Ku do i përdorte si ‘aksesorë’ këta libra? Modelja: Për ‘brunch’, për vaki…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë modelja e “She’s On Top”, Enxhi Ruxhdia, e cila bëri bujë me deklaratën e saj, ku tha se librin e përdor si aksesor në plazh, jo për ta lexuar. Si është e vërteta pas kësaj deklarate?

Ronaldo: Kam sjellë disa libra në studio, kë do të zgjidhje ti për të lexuar, sigurisht nga ngjyra jo nga përmbajtja. “Paraadoleshenca, sfidat e prindërimit”…

Enxhi: Qenka i bardhë, do ta merrja si aksesor në mëngjes ndoshta. Për të pirë kafe, se nuk ka shumë ngjyra.

Ronaldo: “Kolosët”, ka ngjyra të errëta. Me çfarë mund ta vishje? Mund ta vishje në një vaki?

Enxhi: Edhe në një vaki, nuk më kishte shkuar mendja. Do ta merrja, do e mbaja poshtë sqetullës.

Ronaldo: “Kosovo Report”, raporton krimet në Kosovë, historinë e Kosovës.

Enxhi: Do ta merrja kur të shkoja në Kosovë dhe do bëja sikur e kam lexuar. 

Ronaldo: Besoj që ti e di historinë e Kosovës?

Enxhi: Me aq sa kam lexuar, masakrat…

Ronaldo: “Pakicat dhe mbrojtja e të drejtave të tyre në Shqipëri”, jeshil. Ku e përdor ti këtë libër.

Enxhi: Do ta merrja për të ngrënë një drekë në Mullet. Do shkonte shumë një foto në tavolinë, me një sallatë, pamja aty, natyra… Bukur. 

Ronaldo: Franz Kafka, “Letra Milenës”…

Enxhi: Këtë do ta merrja për një brunch.

Ronaldo: “Tranzicioni shqiptar dhe të përndjekurit”, këtu bëhet fjalë për histori. Me këtë për shembull mund të shkoje tek emisioni i Fevziut.

Enxhi: Po. Do ta lexoja njëherë para, se ai të kap mat, të papërgatitur.

Ronaldo: “Gazetaria, vëllimi 1″… Në një studio televizive edhe ky, mendoj.

Enxhi: Varet se çfarë do kisha veshur. Sot për shembull nuk do ta merrja, nuk më shkon me ‘outfit’-in.

Ronaldo: “Vera pa kthim”…

Enxhi: Këtë do ta merrja në plazh, me gurët aty, një foto e bukur, pak bikini, pak libër. Shumë super.