Kuvendi i Kosovës ka sot një axhendë të ngjeshur, me dy seanca të jashtëzakonshme, të thirrura nga qeveria dhe opozita. Në të parën synohet ngritja e ekipit negociator në bisedimet me Serbinë, ndërsa e dyta do t’i kushtohet debateve mbi idenë e Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve. Partitë opozitare janë kundër faktit që Thaçi duhet të udhëheqë procesin e dialogut me Beogradin, që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Për shkak të konsultimeve, për momentin seanca plenare është ndërprerë.