Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë sot i bllokuar për gjashtë orë. Lajmi është njoftuar nga Policia Kufitare greke, që ka bërë me dije se bllokimi nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me atë greke) për qarkullimin e mjeteve, lidhet me protestën që zhvillojnë fermerët.
Policia Kufitare sqaron ndërkaq, se do të lejohen për qarkullim vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shtetërore.
Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës, thuhet në njoftim.