Live From Tirana

Kujtim Dervishi: “Çmimet në Shqipëri janë të lira për turistët…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Kujtim Dervishi, kryetar i shoqatës së restoranteve dhe bujtinave në Shqipëri. Ai ka folur më shumë për turizmin veror këtë vit, destinacionet e preferuara të njerëzve, por dhe shumë më tepër…

Pse e zgjidhin Shqipërinë për ta vizituar turistët?

Shqipëria vizitohet nga disa faktorë kryesorë, nga mikpritja, nga çmimet, sepse vijë bregdetare ka e gjithë Evropa, por se janë çmimet e lira. Për turistët janë çmime të lira. 

A janë vërtetë të lira?

Ka disa opsione, hotelet me 5 yje që po hapen dita-ditës këtu në Shqipëri, janë mjaft brande ndërkombëtare. Dhe po t’i krahasosh me fqinjët tanë, me Greqinë apo Spanjën, sigurisht që janë më të lira. Ato hotele që janë me 5 yje, ofrojnë cilësi, ofrojnë shërbim dhe mendoj se ne kemi produktin mjaft cilësor. Produktet ushqimore tek ne dallojnë në gjithë Evropën, të jemi realistë për këtë. Kryesisht resortet e jugut kanë grumbulluar gjatë gjithë kohës produkte cilësore, produkte të vendit tonë. Edhe po të vësh re, të gjitha bujtinat dhe agroturizmet prodhojnë dhe kanë lidhur kontrata goxha afatgjata me bregdetin, për sa i përket produkteve shqiptare.