Bota

Kundër zotimit ndaj SHBA, Koreja e Veriut vijon punën me raketat

Koreja e Veriut duket se po ndërton një raketë të re balistike, pavarësisht përmirësimit të marrëdhënieve me Administratën Trump. Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë i thanë gazetës “Washington Post” se “Satelitë spiunë kanë pikasur aktivitete të vazhdueshme në një vendndodhje ku janë prodhuar raketat balistike në të kaluarën”. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon një zyrtar të ketë thënë se, mbetet e paqartë sesa punë është bërë deri më tani.