Sport

Kupa e Shqipërisë, Tirana mposht Laçin dhe prek gjysmëfinalen

Fitore e thellë e Tiranës përballë Laçit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Sfida e luajtur në stadiumin Selman Stermasi u mbyll me rezultatin 3-0 për bardheblutë e kryeqytetit dhe ata janë automatikisht drejt kualifikimit për në fazën e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Golat e fitores në këtë takim për të besuarit e trajnerit, Ardian Mema, i realizuan sulmuesi shtatlartë Ngoo, i cili bëri një dopietë dhe mesfushori shkodran Edon Hasani. Ndërkaq, takimi Kamza-Skënderbeu nuk u zhvillua për shkak të skualifikimit të skuadrës kryeqytetase nga gara, si dënim për dhunën në sfidën me Laçin në Kampionat.