Përfaqësuesja shqiptare ka zgjedhur të zbresë në fushën e stadiumit të Glasgout vetëm për ndeshjen, pa zhvilluar asnjë seancë stërvitore. Seanca e fundit stërvitore për kuqezinjtë para përballjes me Skocinë në Ligen e Kombeve ishte në “Elbasan Arena”, paraditen e së dielës. Ndryshe nga ndeshja e parë me Izraelin, në këtë ndeshje të dytë ndaj Skocisë është afruar mesfushori Ergys Kaçe. Skoci –Shqipëri luhet sonte në 20:45.