Ndërsa Trump dhe Putin u ndalën shkurt për një foto, duke qëndruar në një platformë, gazetarët shfrytëzua rastin për t’u bërë pyetje të dy udhëheqësve me zë të lartë.
“President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim?” – pyet një prej tyre.
Një tjetër pyet se cili është mesazhi i Trump për Putinin. Të dy largohen menjëherë pas pyetjes së fundit nga një gazetar i cili e pyeti Putinin nëse do të ndalonte së vrari civilë.
Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që presidenti rus e gjen veten në një dhomë me kaq shumë gazetarë të pavarur që nuk kontrollohen nga Kremlini.
Puna e grupit të shtypit rus që zakonisht udhëton me presidentin është shumë e ndryshme nga mënyra se si gazetarët amerikanë i mbulojnë ngjarjet. Pyetje të paautorizuara ose të pakëndshme pothuajse nuk bëhen kurrë.