Kancelari austriak, Sebastian Kurz i cilësoi sot si utopike projektet e fundit të Emmanuel Macron-it për Europën, kryesisht atë të idesë së një page minimale europiane. Presidenti francez propozoi krijimin e një “mburoje sociale” për europianët. Në këtë kontekst, përmendi pagën e njëjtë për të njëjtin pozicion pune dhe një page minimale europiane, e përshtatur në çdo shtet anëtar të BE-së.