Celebrities Gossip Showbiz

“Po mbyllem në vetvete…” Barry Keoghan reagon pas komenteve të ashpra për pamjen!

Barry Keoghan ka vendosur të lërë pas komentet negative dhe sulmet që ka marrë ndër vite në rrjetet sociale, duke treguar se tashmë po hyn në një fazë të re të jetës dhe karrierës së tij.

Në një intervistë të fundit, aktori irlandez foli hapur për presionin emocional që i kanë shkaktuar komentet online lidhur me pamjen e tij dhe thashethemet për jetën personale. Sipas tij, kritikat e vazhdueshme e kanë bërë shpesh të izolohet dhe të shmangë daljet publike.

Ka shumë abuzim për mënyrën se si dukem. Kjo më ka bërë të mbyllem në vetvete dhe të shmang daljet

-u shpreh ai.

Megjithatë, aktori theksoi se ka vendosur të fokusohet te e ardhmja dhe puna artistike, duke mos lejuar më që komentet negative ta ndikojnë.

Dua që puna ime të flasë për mua. Po mbyll atë kapitull dhe po përqendrohem te e ardhmja

Pavarësisht sfidave personale, karriera e tij në Hollywood vazhdon të njohë sukses të madh.

Ai fitoi çmimin BAFTA Awards për interpretimin në “The Banshees of Inisherin” dhe mori nominime prestigjioze për Golden Globe Awards dhe Academy Awards falë rolit të tij në Saltburn.

Aktualisht, Barry Keoghan është i angazhuar në projektin e ri të Sam Mendes për “The Beatles”, ku do të interpretojë legjendën e muzikës Ringo Starr. Për këtë rol, aktori ka ndryshuar edhe stilin e tij, duke adoptuar një pamje të frymëzuar nga vitet ’60.

Ai u shpreh se tashmë dëshiron të zgjedhë projektet me më shumë kujdes, duke kërkuar më shumë qetësi dhe balancë në jetën personale dhe profesionale.