Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime kthjellimesh, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshje shiu të herëpas’hershme ka që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Më së shumti, reshjet me intensitet deri mesatar parashikohen në zonën e veriperëndimit dhe në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 12-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/20
Re shi diell
Kukës
8/14
Re shi diell
Lezhë
14/20
Re shi diell
Dibër
9/15
Re shi diell
Durrës
11/20
Re shi diell
Tiranë
13/22
Re shi diell
Elbasan
10/20
Re shi diell
Berat
12/21
Re shi diell
Vlorë
13/19
Re shi diell
Korçë
8/12
Re shi diell
Gjirokastër
9/19
Re shi diell
Sarandë
10/18
Re shi diell