Kuvendi rrëzoi dekretin e presidentit të Republikës, Ilir Metës për ‘Noterinë’ me 75 vota, ndërsa ka miratuar ligjin për kadastrën, ku opozita dhe mazhoranca bashkuan votat. Kujtojmë se dekreti i Metës ‘Për noterinë’ u rrëzua muajin e kaluar nga Komisioni i Ligjeve, ndërkohë që në dhjetor të vitit 2018 ligji u kthye për rishqyrtim nga Presidenti Meta. Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit ‘Për noterinë’, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Ndërkohë që Kuvendi gjithashtu miratoi me 75 vota pro dhe 1 abstenim, ligjin për efiçensën e energjisë.