Me 28 vota pro dhe 79 kundër, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin në seancë plenare të rezolutës së miratuar një ditë më parë për Shqipërinë nga Parlamenti Europian.
Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati kërkoi tërheqjen e rendit të ditës dhe diskutimit të agjendës së protestës së qytetarëve mbiplanin për investim në Zvërnec që siç theksoi Berisha, u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Europian.
Në procesverbal keni censuruar fjali të tëra nga tmerri që keni nga fjala ime. Gjithçka lexuat ju, është sfidë dhe karshillëk për protestën e qindra-mijëra shqiptarëve që kanë një agjendë, më të drejtën që ka pasur ndonjëherë vendi, që u mbështet fuqimisht ngsa PE-ja, që ky parlament s’mund të trajtojë çështje tjetër përveç agjendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi.
Tërhiq rendin e ditës dhe t’i rikthehemi agjendës. Ky është detyrimi absolut i këtij parlamenti në mënyrë që të mos përfundojë dhe ky aty kuy meriton sa më shpejt.