Aktualitet

Kuvendi zgjat hetimet me 3 muaj për Tahirin

Me 72 vota pro, 3 kundër e 1 abstenim, sot Kuvendi vendosi zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve parlamentare për Saimir Tahirin. Kjo u kërkua dje nga kryetari demokrat i Komisionit Hetimor, Edi Paloka. Në favor votuan dhe deputetë socialistë. Komisioni për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri u ngrit në muajin Mars e disa herë ka kërkuar shtyrjen e afatit të hetimeve.