Kohët e fundit kanë qarkulluar shumë trend-e thonjsh nga më të ndryshmet. Ngjyra, figura dhe modele të veçanta kanë qenë kryefjalë e kësaj vere. Gjithashtu nuk mund të mos përmendim një tjetër trend të kësaj vere, që duket se do të qëndrojë edhe për shumë gjatë.
Pasqyrë vetëm me një ngjyrë
Modeli i parë që ju sugjerojmë është mjaft i thjeshtë teksa të gjithë thonjtë janë me pasqyrë në të njejtën ngjyrë. Por ky model nuk mund të mbetet pa u vënë re gjithsesi, teksa vetë thonjtë pasqyrë bien në sy. Ngjyrat që do të përdorni mund të variojnë, nga më të çelëtat deri te ato më të errëta.
Pasqyrë me reflekse
Një model për edhe më të guximshmit është ai me pasyrë me reflekse. Një model thonjsh shumë i veçantë dhe interesant, ndaj, mos u çudisni kur të gjithë të shohin thonjtë tuaj. Një ide ndryshe, që do t’i shkonte më tepër duarve së këmbeve.
Pasqyrë e kombinuar me ngjyra të ndryshme
Ky sugjerim i tretë lidhet më tepër me kohëzgjatjen. Ju ndoshta nuk mund të bëni të gjithë thonjtë pasqyrë në çdo stinë të vitit, por këtë model të kombinuar mund ta bëni kurdo. Edhe në stinën e vjeshtës apo dimrit, mund të keni këtë model thonjsht ku ato pasyrë kombinohet me ato me ngjyra.