Sport

“Ky ishte diskriminim”/ Volejbollistja Nayara Ferreira rrëfen takimin me zyrtarët e Federatës: Nuk më dhanë asnjë informacion…

Volejbollistja e Dinamos Nayara Ferreira, e cila u pezullua nga Federata pas diskutimeve të mëdha mbi gjininë e saj, ka folur më shumë për situatën se si e zbuloi lajmin dhe si u ndje pas gjithë kësaj historie, të cilën ajo e quan një çmenduri të madhe.

Nayara, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, tregoi se ndihej e shokuar nga vendimi i pezullimit edhe pse të afërmit dhe shoqëria i kanë ndenjur pranë duke e suportuar.

Situata ishte vërtet e rëndë dhe që atyre realisht i vinte zor dhe turp dhe nuk dini se si të më shpjegonin. Klubi erdhi dhe më foli. Kemi këtë situatë dhe ti je e pezulluar. Presidenti i klubit më tha. U shokova. Ishte hera e parë që më ndodhte kjo situatë në jetën time.

Familja dhe shoqëria është me mua, më suportojnë. Mami im qau për këtë situatë, e kuptoi që kjo situatë është një çmenduri e madhe. Kam qenë 12 vjeçe kur nisa të luaj volejboll. Doni të vërtetën. Sapo erdha këtu, kam vetëm 3 muaj që kam ardhur dhe e gjej vetën në këtë situatë. Pyes veten a jam e sigurt në këtë vend. Ndihem e shokuar, e pyes veten pse e kam merituar këtë gjë. Pyes veten edhe për vajzat në të gjithë botën.

Ajo u shpreh se i deleguari i Federatës thjesht e pa volejbollisten dhe i kërkoi asaj të bënte testin e gjinisë, gjë për të cilën ajo u ndje e diskriminuar.

Presion dhe stres? Kjo pyetje është për të qeshur, sepse kam parë shumë komente që ma kanë bërë këtë pyetje. Unë nuk jam nën presion dhe nuk ndjej stres për këtë. Jam një volejbolliste. Kjo situatë për mua është diskriminim. Është një situatë ndryshe. Është diçka jonormale. Ky është diskriminim për veten time. Për flokët e mi, unë kam tatuazhe… Herën e parë që shkova në atë spital, u takova me personin e Federatës dhe e pyeta se nuk e pashë bazën ligjore për këtë veprim. Nuk pashë asnjë dokument, nuk pashë asgjë. Ai thjesht më pa dhe vendosi këtë gjë. Për mua është diskriminim i pastër. Nuk më dhanë asgjë. Asnjë informacion, asgjë. Më pyetën për testin e gjakut. E bëra këtë testin vetë. Nuk e bëra që të provoja diçka. E bëra për veten time. Vajzat e ekipit tim ishin perfekte me mua. Më kanë mbështetur. Patjetër që do ta bëj këtë gjë, por kur të ndihem vetë gati.