Sport

U pezullua për shkak të dyshimeve për gjininë, reagon volejbollistja Ferreira: Do të pendohen…

Nayara Ferreira, volejbollistja e Dinamos, do të qëndrojë e pezulluar të paktën edhe 3 javë. Kjo është koha që nevojitet për të dalë testi i përgjigjjes së analizës që vërteton gjininë. Një analizë që është kryer në Tiranë, pas dyshimeve të klubeve të Vllaznisë dhe Pogradecit, mbi gjininë e volejbollistet.

Kjo situatë ka trishtuar 32-vjeçaren braziliane, e cila po mendon të marrë veprime ligjore, ndërsa është ankuar në shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, por edhe në ambasadën braziliane në Tiranë. Ajo ka një karrierë 16-vjeçare si volejbolliste profesioniste dhe në të kaluarën ka luajtur në shtete si Spanja, Portugalia, Austria, Franca dhe Arabia Saudite.

LEXO EDHE: ZYRTARE/ Juventusi shkarkon Igor Tudorin, ja kush pritet të marrë vendin e tij!

Që prej transferimit te Dinamo, ajo jeton në Tiranë bashkë me të shoqin.

Vetë sportistja braziliane ka reaguar dhe ka dërguar një mesazh në programin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel duke shprehur se i është bërë një padrejtësi.

“Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi, sepse unë jam thjesht një vajzë që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë, për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjehem mirë dhe e vërtetë.  Unë nuk jam një grua e rreme; jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do ta pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në këtë botë”, -ishte reagimi i volejbollistes së Dinamos.

https://www.youtube.com/watch?v=ybelZA3OO0U&t=570s