Kylie Jenner tërhoqi gjithë vëmendjen të enjten gjatë një eventi promovues të linjës së saj të kozmetikës, duke u shfaqur me një kostum latex rozë të ndezur dhe një pamje të kuruar deri në detaj.
27-vjeçarja, e njohur për stilin e saj të guximshëm, u shfaq me një veshje që rrezikoi të zbulonte më shumë se ç’duhej për shkak të prerjes së theksuar në pjesën e sipërme.
Kylie kompletoi look-un me flokët e kapura në një bisht kali elegant dhe vathë minimalistë prej argjendi, duke qëndruar besnike ndaj stilit të saj ikonik ndërsa prezantonte shkëlqyesit më të rinj për buzë, shkruan “Daily Mail”.
Gjatë një episodi të “The Kardashians”, ajo ka reflektuar mbi vendimin për të bërë ndërhyrje në gjoks në moshën 19-vjeçare, duke pranuar:
Kisha gjoks të bukur, madhësi perfekte. Do të doja të mos i kisha bërë kurrë
Jenner tregoi se operacioni ndodhi pak përpara se të mbetej shtatzënë me vajzën e saj, Stormi.
Megjithë komentet dhe kritikat, themeluesja e “Kylie Cosmetics” është shprehur se mendimet e të tjerëve nuk kanë ndikuar në jetën e saj personale apo profesionale.
Nuk kanë ndikuar te miqtë, fëmijët apo familja ime
-tha ajo për “Dazed”.
Kylie vazhdon të balancojë jetën si nënë e dy fëmijëve me karrierën dhe romancën e saj me aktorin Timothée Chalamet.
Së fundmi, ndau në rrjetet sociale një moment të ëmbël me Stormin, e cila komentoi pa doreza një nga veshjet e saj ikonike të së kaluarës:
Nuk është një kombinim i mirë