Kylie Jenner, themeluesja 27-vjeçare e “Kylie Cosmetics” dhe një nga figurat më të njohura në industrinë e bukurisë dhe showbiz-it, ka ndarë për herë të parë në mënyrë të detajuar sekretin pas pamjes së saj të shumëpërfolur – gjoksit të saj.
Në një video në TikTok, një ndjekëse dhe influencuese bukurie, Rachel Leary, i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Jenner-it, duke e komplimentuar për rezultatet natyrale të ndërhyrjes:
Ke atë që kërkoj unë për sa i përket një operacioni në gjoks. Është si operacioni më perfekt i gjoksit që duket natyral.
Për habinë e të gjithëve, Kylie iu përgjigj me sinqeritet dhe transparencë, duke zbuluar se:
445 cc, profil i moderuar, gjysma nën muskul!!!!! silikon!!! Garth Fisher!!! Shpresoj se kjo të ndihmon lol
– shkroi ajo në komente.
Kjo është një nga herët e rralla që Jenner flet hapur për ndërhyrjet estetike, duke ofruar jo vetëm detaje teknike të procedurës, por edhe duke përmendur kirurgun plastik të famshëm Garth Fisher, i cili njihet për klientelën e tij elitare në Beverly Hills.
Edhe pse për vite me radhë ka shmangur të komentojë për operacionet plastike, Kylie kishte pranuar në një episod të serialit “The Kardashians” në vitin 2023 se kishte bërë ndërhyrje në gjoks para lindjes së vajzës së saj, Stormi, e cila sot është 7 vjeç.
Ajo kishte treguar se nuk do t’i nënshtrohej më një vendimi të tillë në atë moshë të re dhe kishte reflektuar mbi pasojat dhe përgjegjësitë si nënë.
Reagimi i Jenner ka ngjallur menjëherë interes të madh në rrjet, ku fansat dhe ndjekësit vlerësuan qasjen e hapur dhe të sinqertë të saj ndaj temave që shpesh mbulohen me tabu në industrinë e bukurisë.