Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale pasi publikoi të hënën në mëngjes disa foto të reja në Instagram, ku shfaqet me një bikini shumë të vogël me efekt metalik në ngjyrë argjendi.
Ylli i reality TV, 28 vjeç, duket në formën më të mirë fizike, teksa veshja minimale nxjerr në pah trupin e tonifikuar, rezultat i një rutine të re stërvitjeje.
Kylie është fotografuar si në ambientet e jashtme, në një verandë, ashtu edhe nën dusht, duke e kthyer setin në një editorial sensual.
Ajo bie në sy edhe për një detaj tjetër: në duart e saj shihen unaza diamanti në të dyja gishtërinjtë e unazës, si në të djathtën ashtu edhe në të majtën, gjë që ka ndezur menjëherë diskutimet online.
Sipas raportimeve të Daily Mail, fansat mendojnë se miliarderja e kozmetikës po i dërgon një “mesazh” partnerit të saj, aktorit Timothée Chalamet, 29 vjeç, me të cilin thuhet se janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, pasi çifti nuk është parë bashkë prej gjashtë javësh.
Herën e fundit ata janë fotografuar së bashku më 8 tetor, në tribunat e Yankee Stadium në Nju Jork, gjatë ndeshjes mes Yankees dhe Toronto Blue Jays. Chalamet, tifoz i zjarrtë sporti, është parë duke brohoritur për ekipin, madje është fokusuar edhe në ekranin gjigant të stadiumit, ndërsa bërtiste: “Yanks in 5! Let’s go!”.
Për habinë e publikut, çifti, i njohur për gjestet e afërta në publik, këtë herë nuk shfaqi asnjë shenjë të zakonshme romanticiteti.
Para kësaj daljeje sportive, ata ishin parë duke shkuar në after-party-n e premierës së filmit të ri të Chalamet, Marty Supreme, në kuadër të Festivalit të 63-të të Filmit të Nju Jorkut.
Të dy kanë pasur një periudhë të ngarkuar: gjatë verës, aktori ka qëndruar në Budapest për xhirimet e Dune: Part Three, ndërsa Kylie është fokusuar në koleksionet e reja të markës së saj të veshjeve Khy.
Burime pranë tyre thonë se ajo “fluturon fshehurazi për ta takuar sa herë që mundet” dhe mban avionin privat në gatishmëri, nëse atij i duhet të udhëtojë papritur.
Në fotosesionin e fundit, përveç bikini-t argjendi, Kylie shfaqet edhe me vathë diamanti, teksa xhiron selfie në dusht, duke e ruajtur imazhin luksoz dhe provokues.
Kylie, e cila ka dy fëmijë, Stormi-n 7 vjeçe dhe Aire-n 3 vjeç, nga ish-partneri Travis Scott, është në një lidhje me Chalamet që nga fillimi i vitit 2023.
Çifti e kanë mbajtur romancën sa më private, duke mos postuar asnjëherë njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe duke u shfaqur së bashku rrallë në tapetin e kuq, pavarësisht se kanë marrë pjesë në disa evente të mëdha.
Spekulimet mbi gjendjen e marrëdhënies së tyre janë shtuar pas intervistave të veçanta që të dy kanë dhënë së fundmi.
Në një profil për Vogue, aktori ka refuzuar të flasë për jetën sentimentale, duke thënë: “Nuk kam asgjë për të thënë,” por ka pranuar se po hyn në një “fazë të re të jetës”, duke përmendur faktin se motra e tij është bërë nënë dhe kolegia e tij në Dune, Zendaya, është fejuar me Tom Holland, një sinjal se ai po mendon seriozisht edhe për të ardhmen familjare.
Nga ana e saj, në një intervistë për British Vogue, Kylie ka theksuar se privatësia është thelbësore për të, duke zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt rreth lidhjes.
Ndërkohë, fotot e reja me bikini argjendi kanë ndezur edhe një herë thashethemet, si për statusin e marrëdhënies së saj me Timothée-n, ashtu edhe për faktin nëse unazat me diamant janë thjesht aksesor mode apo diçka më shumë.