Gossip

Çfarë po ndodh mes Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner? Aktori ka kërkuar ndarjen?

Vetëm një ditë pasi u raportua se Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner i kanë dhënë fund lidhjes, aktori 29-vjeçar është parë në Hollywood duke u argëtuar me miqtë, pa dhënë asnjë shenjë se po e preknin zërat për jetën e tij private.

Chalamet u fotografua të premten teksa largohej nga një lokal i njohur në Hollywood, duke buzëqeshur dhe dukshëm me humor të mirë, në paraqitjen e tij të parë publike pas lajmeve për ndarjen e supozuar nga 28-vjeçarja Kylie Jenner, me të cilën ajo ka dy fëmijë nga ish-partneri Travis Scott.

Sipas Daily Mail, mësohet se ka qenë vetë aktori ai që i ka dhënë fund romancës, ndërsa burimet pohojnë se çifti ka kaluar edhe më parë një krizë të ngjashme, me Kylie-n që përpiqej të mbante gjallë marrëdhënien.

Megjithatë, një tjetër burim ka lënë të hapur mundësinë e një pajtimi, duke thënë se “ata nuk kanë mbaruar plotësisht”, ndonëse angazhimet profesionale dhe udhëtimet e shpeshta të Chalamet thuhet se kanë krijuar distancë mes tyre.

Koha e këtyre thashethemeve përkon edhe me intervistën e fundit të aktorit për Vogue, ku ai refuzoi të komentonte për jetën e tij personale, duke u shprehur:

Nuk kam asgjë për të thënë

Deklarata u interpretua nga shumë si një goditje indirekte ndaj Jenner.

Nga ana tjetër, në një intervistë për British Vogue, Kylie ka theksuar se e vlerëson shumë privatësinë, por sipas Radar, asaj nuk i ka pëlqyer hezitimi i Chalamet për ta pranuar hapur lidhjen e tyre në publik. Burime pranë saj thonë se ajo mendonte se tashmë kishin arritur në pikën ku mund të shfaqeshin më shpesh bashkë, dhe është lënduar nga fakti që aktori vazhdon ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes mediatike.

Një mik i familjes Kardashian ka treguar se Kylie ka bërë “më shumë punë” për të mbajtur marrëdhënien, duke udhëtuar shpesh për ta mbështetur Chalamet, ndërsa ai rrallë ia kthen këtë gjest për shkak të angazhimeve të tij profesionale.

Qarqet e Hollywood-it e përshkruajnë Timothée Chalamet si dikë që nuk i ekspozon marrëdhëniet e tij romantike.

Gjatë dy viteve e gjysmë që dyshohet se kanë qenë bashkë, ai nuk është shfaqur kurrë në reality show-n “The Kardashians”, nuk ka pozuar me Kylie-n në Met Gala, nuk ka postuar asnjë foto në rrjetet sociale me të dhe nuk ka folur publikisht për lidhjen e tyre, pavarësisht vëmendjes gjigante që ajo ka marrë.