Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një fotosesion të guximshëm, ku ka prezantuar koleksionin e saj të ri të modës, “Khy”
Në këtë set fotografish, ajo u paraqit me një stil të guximshëm, duke kombinuar sytjena të zeza vinili dhe mbathje me bel të lartë me geta të zeza dhe një pallto lëkure të zezë, frymëzuar nga estetika futuristike e filmit “The Matrix”.
Duket e kompletuar me stileto të larta dhe flokë voluminozë, ndërsa make-up-i i saj minimalist sjell një elegancë të thjeshtë, por të rafinuar.
Në postimin e saj në Instagram, Jenner njoftoi se koleksioni i ri i markës “KHY” do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht në faqen zyrtare të markës më 28 janar 2025.
Ajo theksoi se palltoja prej lëkure artificiale dhe braletë e reja janë pjesë e linjës së fundit të markës.
Pasi ka shkëlqyer me këtë pamje provokuese, ajo shpërndau një tjetër set fotografish, ku u shfaq me një pellush të madh ngjyrë kafe dhe një trëndafil të kuq në dorë, duke krijuar një atmosferë romantike të përshtatshme për festat e Shën Valentinit.
Sipas Jenner, koleksioni i saj i ri është krijuar për të ofruar veshje të përditshme që janë njëkohësisht të sofistikuara dhe të rehatshme, të përshtatshme për çdo moment.
Kjo periudhë është gjithashtu emocionuese për jetën e saj personale, pasi i dashuri i saj, aktori Timothée Chalamet, është nominuar për çmimin “Oscar” për rolin e tij si Bob Dylan në filmin “A Complete Unknown”.
Marka “Khy” e lançuar nga Kylie në tetor të vitit 2023 e ka përqendruar estetikën e saj në dizajne moderne dhe të fuqishme, siç u pa edhe në debutimin e saj, ku Jenner u shfaq me një pallto të zezë të shoqëruar me detaje zinxhir, duke paralajmëruar kështu stilin unik që do të ofronte marka e saj.