Kylie Jenner ka befasuar sërish fansat me një paraqitje të zjarrtë për revistën “Dazed”, duke u shfaqur në një set fotografik provokues ku mbante veshje të guximshme dhe elegante. 27-vjeçarja pozon me një fustan të kuq transparent dhe të brendshme luksoze, që theksojnë siluetën e saj dhe stilin e saj unik.
Në një intervistë për revistën, ylli i familjes Kardashian-Jenner foli për jetën nën reflektorët e famës, duke rrëfyer se nuk kujton një periudhë të jetës kur ka pasur privatësi të plotë.
Nuk më kujtohet një kohë kur kjo nuk ishte realitet për mua
-tha ajo, duke theksuar se mbështetja e fortë familjare e ka ndihmuar ta përballojë këtë ekspozim që në moshë të re.
Kylie ndau gjithashtu detaje rreth rrugëtimit të saj në biznes, veçanërisht në lidhje me krijimin dhe zhvillimin e markës së saj të bukurisë “Kylie Cosmetics”.
Ajo zbuloi se në fillimet e saj nuk kishte akses në të dhënat financiare dhe nuk e kuptonte përmasën e suksesit që po ndërtonte.
Nuk kishte të bënte me paratë – për mua ishte më shumë një mënyrë për të shprehur veten dhe për të sjellë diçka që i bënte të tjerët të ndiheshin mirë
-u shpreh Jenner.
Fotosesioni për revistën e paraqet Kylie-n në disa pamje mbresëlënëse, përfshirë një kostum rozë gjysmë transparent dhe veshje të tjera elegante, që i japin një tjetër dimension stilit të saj të njohur.
Kopertina e re e Dazed e konsolidon më tej imazhin e Kylie Jenner si një ikonë moderne të modës dhe fuqisë femërore, duke e vendosur përtej emrit të njohur familjar dhe duke dëshmuar se ajo po ndërton një identitet të sajin, të pandikuar nga hijet e së kaluarës.