Lady Gaga, krijuesja e hiti “Bad Romance” njoftoi se iu desh ta anulonte papritur performancën e saj në Miami vetëm pak minuta para se të dilte në skenë. Ajo e konfirmoi këtë në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar një njoftim të gjatë se përse duhet ta anulonte koncertin.
Përshëndetje të gjithëve, më vjen shumë keq, por duhet ta shtyj shfaqjen e sotme, në Miami.
Lady Gaga, e cila aktualisht është në turneun Mayhem Ball, kishte problemi me zërin e saj. Këngëtarja shtoi se ishte këshilluar nga mjeku dhe trajneri i saj vokal që të mos vazhdonte për shkak të rrezikut që mund të ketë. Lady Gaga shtoi se, ndërsa anulimi në minutën e fundit ishte një “vendim i vështirë dhe i dhimbshëm”, ajo nuk donte të shkaktonte dëmtime të përhershme në kordat e saj vokale.
Ekziston një rrezik i konsiderueshëm bazuar në të gjithë përvojën tonë duke bërë një shfaqje siç dimë ne dhe siç e dini, unë këndoj drejtpërdrejt çdo natë. Edhe pse ky ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, do të kisha më shumë frikë nga implikimet afatgjata në zërin tim. Shpresoj se mund të më falni dhe të pranoni ndjesën time më të sinqertë për çdo zhgënjim.
Koncerti i saj ishte planifikuar të mbahej në Qendrën Kaseya, dhe vendi konfirmoi anulimin e saj në një postim në rrjetet sociale:
Fatkeqësisht, performanca e sonte në “Mayhem Ball” është shtyrë. Gjatë përgatitjes së saj sonte, Lady Gaga përjetoi probleme të konsiderueshme vokale dhe është këshilluar nga mjeku i saj të mos performojë.
Lady Gaga ka bërë bujë në media për performancat e saj energjike gjatë gjithë turneut të saj Mayhem Ball. Në fund të gushtit, ajo shpërtheu në lot në skenë ndërsa zbuloi fjalimin motivues që i fejuari i saj, Michael Polansky, i dha para se të vazhdonte.