Këngëtarja e famshme Lady Gaga do të bashkohet me kastin e sezonit të dytë të serialit të suksesshëm “Wednesday” si mysafire speciale.
Lajmi emocionues u shpërnda nga aktorja Jenna Ortega, e cila portretizon personazhin kryesor të serialit, gjatë një interviste në emisionin “The Late Show”.
Ajo konfirmoi me entuziazëm se Lady Gaga do të jetë pjesë e sezonit të ri, duke emocionuar fansat e serialit dhe të këngëtares.
Ortega theksoi se Lady Gaga është një person shumë i ëmbël, modeste dhe e jashtëzakonshme, duke e përshkruar atë si një yll të bukur dhe të thjeshtë.
Me këtë lajm, fansat mezi presin të shohin këngëtaren e njohur, e cila do të shfaqet si mysafire speciale në këtë sezon të ri.
Seriali “Wednesday” është bërë një prej projekteve më të shikuara në Netflix, dhe sezoni i dytë pritet të lançohet këtë vit.