Pas muajsh me spekulime, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Futbollisti 17-vjeçar e bëri publike romancën me një postim romantik në Instagram Story, duke uruar ditëlindjen e 25-të të artistes.
Në foto, çifti shfaqej pranë një torte të madhe të zbukuruar me petale trëndafilash, ndërsa në sfond dukej një buqetë gjigante me trëndafila.
Yamal e shoqëroi imazhin me emoji zemrash, duke i dhënë fund thashethemeve mbi marrëdhënien e tyre.
Romanca e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë verës. Dyshja u fotografua në pushime luksoze në Monako, në hotelin “The Maybourne Riviera”, ku një natë kushton rreth 2,700 euro.
Nicole ishte gjithashtu e pranishme në festën e ditëlindjes së futbollistit në korrik dhe më pas ata u panë duke shkëmbyer puthje në një klub nate.
Megjithatë, jo të gjithë e kanë marrë seriozisht këtë lidhje. Babai i Yamal, Mounir Nasraoui, tha për mediat se nuk ka dijeni për marrëdhënien e djalit dhe se nuk e njeh këngëtaren.
Pavarësisht dyshimeve, konfirmimi publik e vendos çiftin mes më të komentuarve të momentit, duke bashkuar botën e futbollit me atë të muzikës urbane latine.