UEFA ka vendosur të gjobisë me nga 5,000 euro lojtarët e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski, për shkelje të rregullores antidoping pas ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, raporton “Marca”.
Sipas UEFA-s, të dy lojtarët nuk respektuan Nenin 21.8 të rregullores, i cili kërkon që futbollistët të paraqiten menjëherë në zonën e kontrollit antidoping pas përfundimit të takimit.
Dyshohet se mosrespektimi i këtij protokolli ka ardhur si pasojë e zhgënjimit pas humbjes dramatike të Barcelonës, e cila u mposht 4-3 nga Interi në kohën shtesë. Skuadra katalanase ishte vetëm dy minuta larg kualifikimit me fitoren 3-2 në kohën e rregullt, përpara se Francesco Acerbi të barazonte rezultatin dhe ta çonte ndeshjen në shtesë.
Pavarësisht dënimit financiar, UEFA nuk ka vendosur ndonjë masë tjetër disiplinore ndaj lojtarëve.