Showbiz

Lamine Yamal trondit fansat me transformimin e papritur – ja pse po shqetësohen tifozët!

Lamine Yamal ka surprizuar tifozët me pamjen e tij të re para ndeshjes për Trofeun Joan Gamper kundër Como 1907. Sulmuesi i ri u shfaq te stilisti i flokëve, ku jo vetëm preu flokët, por ndryshoi edhe modelin, duke adoptuar një look krejt të ndryshëm nga më parë.

Ndjekësit në rrjetet sociale reaguan me komente të ndryshme për transformimin e papritur të futbollistit.


Disa shprehën shqetësime se lyerjet e shpeshta mund të dëmtojnë flokët e tij dhe ta ekspozojnë ndaj tullacërisë, ndërsa të tjerë i sugjeruan që të përqendrohet më shumë në performancën në fushë sesa në pamjen e jashtme.

Ky ndryshim i Lamine Yamal ka ndezur diskutime mes fansave, ndërsa ai përgatitet për një tjetër sfidë në sezonin futbollistik.