Celebrities Gossip Showbiz

Leonardo DiCaprio në një lidhje me Maya Jama apo Neelam Gill? Nga festa e Vogue zbulohen detaje…

Të premten, Leonardo DiCaprio shijoi një udhëtim me varkë me një grup miqsh në St. Tropez, në Francë dhe mbërriti në restorantin Club 55 për drekë. Aktori 48-vjeçar u shfaqn si gjithmonë me kapele, syze dielli dhe një maskë blu. Kjo dalje u pasua nga një festë ku ai mori pjesë në Londër të enjten me dy vajza me të cilat thuhet se do të takohej, Maya Jama dhe Neelam Gill, të dyja 28-vjeçare.

Në festën Verore të Vogue në Chiltern Firehouse në Londër, nga burimet bëhet e ditur se Leonardo DiCaprio ka qëndruar me vajzat dhe e kanë shijuar kohën së bashku duke dëgjuar muzikë nga DJ aty. E pranishme në festë ishte edhe nëna e Leos, Irmelin Indenbirke.

Kujtojmë se në prill, Maya u pa me një gjerdan me emrin “Leo”, gjë që ndezi thashethemet që e lidhnin atë me aktorin, por ajo hodhi poshtë shpejt spekulimet duke thënë se ishte shenja e saj e horoskopit. Nga ana tjetër paraqitja e fundit e Neelam në jahtin e tij prej 150 milionë dollarësh në Bregun e Amalfit nxiti thashethemet, me gjasë për shkak të reputacionit të tij për lidhje me të dashurat më të reja, veçanërisht modele.

Vlen të theksohet se para pak ditësh Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid u panë duke u shoqëruar së bashku në Hamptons. Dyshja, e cila shkaktoi për herë të parë thashethemet për lidhje gjatë Javës së Modës në New York City në shtator të vitit 2022, u panë në festën madhështore të David Rosenberg në Bridgehampton, i organizuar këtë vit me shokun e DiCaprio-s, Richie Akiva.