Shpërndarja e librave për nxënësit që do ti përfitojnë për përdorim falas do të bëhet nga data 10 deri më datën 15 shtator. Ndërkaq shkollat 9 vjeçare janë duke bërë përgatitjet e fundit për të pritur nxënësit. Regjistrimet për klasat e para pothuajse kanë përfunduar dhe në fillim të shtatorit do të nisë edhe shpërndarja e teksteve.