Italia kërkon që fëmijët të jenë të vaksinuar, në të kundërt, nuk do të pranohen në mësim. Lëvizja e ekzekutivit në Romë pason muaj të tërë debati mbi vaksinimin e detyrueshëm. Tani, prindërit rrezikojnë gjobitjen me deri në €500 nëse i dërgojnë fëmijët në shkollë të pavaksinuar. Ligji i ri erdhi në mesin e shpërthimit të epidemisë së fruthit, dhe zyrtarët italianë thonë se niveli i vaksinimit është përmirësuar me hyrjen e tij në fuqi.