Aktualitet

Lihen në burg fajdexhinjtë e Shkodrës

Gjykata e Shkodrës rikonfirmoi sot masat e sigurisë për të arrestuarit që vepronin si grup i organizuar kriminal në fushën e fajdeve. Ata akuzohen për pastrim parash, Ushtrim aktiviteti të palicensuar, Shpërdorim detyre, dhe Moskallzim krimi. Ata u denoncuan nga ish prefekti Paulin Radovani, pasi dy djemtë e tij merrnin shuma të mëdha parash tek të arrestuarit dhe i harxhonin në lojëra fati. Por në momentin e moskthimit të parave fajdexhinjtë i kanë marrë Radovanit një pjesë të biznesit të tij.