Gossip

Lily Allen tregon arsyen e vërtetë pse bëri operacion gjoksi pas divorcit shkatërrues me David Harbour!

Lily Allen ka zbuluar së fundmi arsyen pse vendosi t’i nënshtrohej një operacioni gjoksi, vetëm pak javë pasi doli nga një qendër traume, duke folur hapur për pasojat e rënda emocionale të divorcit nga aktori David Harbour.

Këngëtarja 40-vjeçare, e cila u nda nga ylli i Stranger Things në fund të vitit 2024, pranoi se periudha pas ndarjes ishte “jashtëzakonisht e dhimbshme”.

Fillimisht ajo kishte thënë se operacionin e bëri për një “glow up” personal, por në një intervistë për The Observer tregoi se arsyeja e vërtetë lidhej me humbjen drastike të peshës pas ndarjes.

Kam qenë gjithmonë shumë e vogël në pjesën e sipërme dhe u shqetësova se, kur pesha të kthehej, do të shkonte vetëm te këmbët. Mendova se, nëse do të bëja gjoksin, do të ndihesha më mirë me shtimin e peshës

-u shpreh Lily.

Ajo tregoi se operacionin e bëri menjëherë pas qëndrimit dyjavor në një qendër traume në Nashville, ku po përpiqej të rikuperohej emocionalisht nga ndarja, të cilën e përshkroi si “shkatërruese”, si emocionalisht ashtu edhe financiarisht.

Lily foli edhe për gjendjen e rënduar psikologjike pas divorcit, duke pranuar se kishte humbur oreksin dhe gjumin, ndërsa vajzat e saj i kishin vënë re dobësimin e tepruar.

Përvoja e dhimbshme është reflektuar edhe në albumin e saj të ri “West End Girl”, i cili trajton hapur ndarjen dhe dyshimet për tradhti nga ana e Harbour.

Albumi ka marrë vlerësime shumë pozitive dhe ka arritur vendin e dytë në klasifikimet britanike, duke shënuar një rikthim të fortë në karrierën e saj muzikore.

Pavarësisht periudhës së vështirë personale, Lily Allen duket se po rindërton jetën e saj, mes suksesit profesional dhe një fillimi të ri në Londër.