Showbiz

Lily Allen mahnit në fushatën e re të të brendshmeve!

Lily Allen ka tërhequr gjithë vëmendjen pasi është prezantuar si fytyra e re e markës së njohur të të brendshmeve Intimissimi, përmes një fotosesioni elegant dhe provokues.

Këngëtarja 40-vjeçare shfaqet në disa kombinime të ndryshme, nga sete dantelle deri te veshje mëndafshi, duke theksuar format trupore dhe stilin e saj karakteristik që ndërthur elegancën me një frymë moderne.

Paraqitja e saj vjen pas ndërhyrjes kirurgjikale që ajo kreu vitin e kaluar, për të cilën ka folur hapur, duke theksuar se ndihet më mirë dhe më e sigurt me trupin e saj.

Përveç suksesit në muzikë, Lily Allen duket se po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj edhe në botën e modës, duke u bërë pjesë e një prej markave më të njohura ndërkombëtare në këtë industri.