Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Lily Collins do të luajë rolin e Audrey Hepburn në një film për realizimin e “Breakfast at Tiffany’s”!

Lily Collins është konfirmuar se do të interpretojë legjendën e kinemasë Audrey Hepburn në një film të ri që do të tregojë historinë e realizimit të filmit të famshëm Breakfast at Tiffany’s. Aktorja zbuloi se projekti ka qenë në zhvillim për gati 10 vite dhe se ky rol është shumë i rëndësishëm për të, pasi e ka admiruar gjithmonë Hepburn.

Filmi bazohet në librin Fifth Avenue, 5 A.M.: Audrey Hepburn, Breakfast at Tiffany’s and the Dawn of the Modern Woman nga Sam Wasson, i cili tregon çfarë ndodhi prapa kamerave gjatë realizimit të këtij filmi ikonik. Përveçse do të jetë në rolin kryesor, Collins do të jetë edhe producente e filmit së bashku me bashkëshortin e saj Charlie McDowell dhe producentin e njohur Brian Grazer. Filmi do të fokusohet te historia dhe ndikimi i Audrey Hepburn dhe te krijimi i një prej filmave më të famshëm në histori.

Rikujtojmë se Lily Collins ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me anë të një surrogate. Collins, 35 vjeçe, ndau lajmin emocionues në Instagram, së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Charlie McDowell. “Mirë se erdhe në qendrën e botës sonë, Tove Jane McDowell”, shkroi çifti, duke shprehur mirënjohjen e tyre për surrogate-n dhe të gjithë ata që i mbështetën në këtë udhëtim.