Nëna e re Shelby Martin është bërë virale pasi solli në jetë foshnjën në Spitalin e Grave TriStar Centennial të Nashville. Ajo ka ndarë disa foto dhe video të djalit të saj të porsalindur, të quajtur Cassian, i cili lindi me prerje cezariane dhe peshon plot 5.8 kg.

“Kur njerëzit flasin për të pasur një fëmijë të madh, më duket sikur nuk e di çfarë. Por më besoni… e di çfarë”, tha Martin me shaka në një postim në TikTok. Postimi e shfaq Martin para lindjes duke treguar barkun e saj të madh. Më pas, shfaqet Cassian menjëherë pas lindjes, i cili i habiti mjekët dhe infermierët me peshën e tij.
Ju shuajmë një kuriozitet. Bebet të cilat janë ngjizur gjatë muajve të dimrit janë më pak të prirura të jenë mbipeshë kur rriten. Hulumtuesit e këtij studimi, i cili është publikuar në ‘Nature Medicine’, pohojnë se meshkujt të cilët shpenzojnë kohë në temperatura të ulëta para se të bëjnë seks kanë më shumë ind dhjamor në spermën e tyre. Indi i kaftë dhjamor pastaj mund të bartet në atë që eventualisht bëhet bebe. Kur të rritet bebja, për shkak të atij indi, është më pak e prirur të jetë mbipeshë.
Gjatë studimit, hulumtuesit zviceranë kanë analizuar 8,400 të rritur dhe kanë zbuluar se personat e lindur mes muajve korrik dhe nëntor kanë më shumë ind të tillë të kaftë dhjamor sesa personat që lindin mes periudhës janar dhe qershor. Të habitur nga kjo, shkencëtarët vendosën ta kryenin të njëjtin studim, por kësaj radhe me minj.