Rajoni

Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti kryeson në Gjilan, por humbet Mitrovicën. PDK përpara në Prizren, Haradinaj në Gjakovë!

Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve. Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 38,87% e qytetarëve.

Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00.

Ramush Haradinaj flet për rezultat historik në zgjedhjet lokale: Nga nesër ia nisim punës

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarë komunash në Kosovë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një mesazhi falënderues dhe motivues për strukturat e partisë dhe votuesit.

Ai e ka cilësuar rezultatin si një fitore historike, duke u shprehur krenar për çdo garues, komisioner, vëzhgues dhe qytetar që kontribuoi në këtë proces. Haradinaj u ka bërë thirrje fituesve që punën ta nisin menjëherë, ndërsa ka uruar të gjithë kandidatët që pritet të marrin detyrën ditët në vijim.

Reagon Albin Kurti: Të numërohen dhe ruhen votat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbyllës së procesit të votimit për zgjedhjet lokale.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti falënderon qytetarët e Kosovës për çdo votë, ndërsa thekson se ata dëshmuan kulturë demokratike.

Më tej ai ndalet tek procesi i numërimit, ndërsa bën thirrje që të ruhen ajo pasi shprehin vullnetin e qytetarëve.

Kreu i PDK-së pas mbylljes së procesit të votimit: Faleminderit për çdo votë, Kosova meriton më mirë

Pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i dhanë kësaj force politike në zgjedhjet lokale.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi u shpreh se sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen, duke theksuar se Kosova meriton më mirë.

“Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës,” shkruan lideri i PDK-së.

Sondazhet, Peja dhe Prizreni drejt balotazhit. Shifrat paraprake në dy qytetet

Sondazhet e para të publikuara në mediat e Kosovës flasin për një raund të dytë që do të përcaktojë fituesin e komunave në Prizren dhe Pejë.

Konkretisht, në Prizren është duke kryesuar Partia Demokratike e Kosovës.

Shaqir Totaj (PDK) ka marrë 43.3%, Artan Abrashi (LVV) 30.4%, Driton Selmanaj (LDK) 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%

Befasi në Mitrovicë, Arian Tahiri i PDK-së prin bindshëm, kryeson bindshëm ndaj kandidatit të Albin Kurtit

Sondazhet e publikuara në mediat e Kosovës tregojnë se garë interesante është zhvilluar sot në disa komuna të vendit.

Sipas rezultateve në Mitrovicë Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 55%, Faton Peci i LVV-së ka marrë 39,7% dhe Gëzim Plakolli i LDK-së ka 4,4%.

Ky rezultat i Tahirit ka qenë që nga orët e mëngjesit.