Rajoni

Të shtënat ne armë pranë qendrës së votimit, kryeprokurori i Prishtinës sqaron ngjarjen!

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi dha detaje mbi të shtënat me armë zjarri në një qendër votimi në Komoran.

LEXO EDHE: Akuzat për ndërhyrje nga Serbia në zgjedhjet lokale, Osmani: Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia!

Ai sqaron se ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, ndërsa zbulon se konflikti erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte nisur tre javë më parë.

“Incidenti në fjalë nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, por me tre të dyshuar që kanë precedent penal. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka filluar para disa javësh. Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaj, por lidhet me një mosmarrëveshje për grabitje dhe motive ordinere. Kjo ngjarje nuk e prek procesin zgjedhor”, u shpreh ai.

Incidenti ndodhi afër shkollës fillore “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit, ku një përleshje fizike mes disa personave ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit. Kjo shkollë është edhe një qendër votimit e zgjedhjeve të sotme lokale në Kosovë.

LEXO EDHE: Kurti thirrje qytetarëve të votojnë: Merrni pjesë në zgjidhjen e problemeve tuaja!

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Zogaj, ka deklaruar se njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe ndodhen në vendin e ngjarjes, ku zona është rrethuar për hetime të mëtejshme.