Sport

LIVE/ Prag ndeshja kundër Anglisë në ‘Air Albania’, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti flasin për mediet (VIDEO)

 

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti dolën para medieve nga stadiumi “Air Albania”. Të dielën (nesër) në orën 18:00 Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, me stadiumin ‘Air Albania’ që do ketë mbi 22 mijë tifozë, pasi të gjitha biletat janë të shitura.

Ky duel duket si ‘miqësor’, pasi skuadrat i kanë arritur objektivat e tyre. Anglia e ka siguruar tanimë vendin e parë dhe biletën për fazën finale të Botërorit që verën e ardhshme do zhvillohet në Amerikën e Veriut, ndërsa Shqipëria zyrtarisht mban vendin e dytë pas fitores 0-1 në Andorra dy ditë më parë, që do të thotë pjesëmarrje në fazën play-off, që të jep të drejtën e garimit për në finalet e turneut.

Më 20 nëntor kuqezinjtë do mësojnë edhe rivalin për gjysmëfinalen e play-off, për të shpresuar në një rezultat pozitiv me qëllim kalimin në finale, e më pas synimin e ëndrrës së madhe që quhet Botëror.