Tech

Llogaria juaj në Facebook, kemi lajme të mira!

Një mënyrë e re dhe më e sigurt për t’u kyçur në llogarinë tuaj në Facebook është tani në dispozicion, duke ofruar mbrojtje më të mirë kundër kërcënimeve në internet, ndërkohë që e bën të gjithë procesin e kyçjes më të lehtë dhe më të përshtatshëm.

Meta po ofron mbështetje për Facebook dhe Messenger në pajisjet mobile, duke i bërë kyçjet më të lehta dhe më të sigurta. Në vend që të shkruani një fjalëkalim, do të përdorni të njëjtat metoda verifikimi që keni tashmë në telefonin tuaj si një PIN, gjurmë gishtash ose skanim të fytyrës.

Bëhet e ditur se metodat do të jenë të disponueshme si në iOS ashtu edhe në Android për Facebook, ndërsa Messenger do ta ketë këtë funksion në muajt në vijim. Aktualisht, përdoruesit e Facebook-ut mund të ndajnë video të personit që krijoi postimin si video-reels dhe të dy përdoruesit do të kenë një pamje të ndryshme të përmbajtjes së ndarë.

Në muajt në vijim, të gjitha videot në Facebook do të ndahen si video-reels. “Facebook mbetet shtëpia për të gjitha llojet e videove të shkurtra, të gjata dhe Live”-tha Meta. “Ne do t’i mundësojmë gradualisht këto ndryshime globalisht për profilet dhe faqet gjatë muajve në vijim për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të krijojnë, ndajnë dhe zbulojnë video-reels në Facebook”-u tha ndër tjera.

Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Europian për ta trajnuar softuerin e tij të Inteligjencës Artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi sot.

Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, siç raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.