Health & Beauty

Lloji i drurit që i shërben njeriut edhe në mjekësi!

Eukalipti është një lloj i bimëve drunore me origjinë nga Australia, por rritet edhe në zona të tjera të ngrohta ku kënetat janë më të zakonshmet. Rrënjët e këtij druri, të cilat mund të jenë edhe në formë shkurresh, zhvillohen në gjerësi dhe thithin një sasi të madhe lagështie, e cila kontribuon në tharjen e zonave me lagështi. Disa lloje të eukaliptit rriten jashtëzakonisht shpejt, duke arritur deri në 30 metra në vëllimin e pemës. Lëvorja është zakonisht e lëmuar, e bardhë ose ngjyrë kremi por ndonjëherë përbëhet nga pllaka të plasaritura në bazë.

Gjethet e reja janë të rregulluara në formë elipsi deri në formë veze, të veshura me pluhur të bardhë, deri në 150 mm të gjata dhe 105 mm të gjera. Gjethet e rritura kanë formë heshtore të lakuar, me ngjyrë të gjelbër me shkëlqim në të dyja anët dhe janë të vendosura në mënyrë të këmbyer; janë 150-300 mm të gjatë dhe 17-30 mm të gjerë në një kërcell 1.5–6 mm të gjatë.

Përveç tharjes së kënetave, eukalipti i shërben njeriut edhe në mjekësi, sepse vaji esencial përftohet nga gjethet e tij, ndërsa rrënja e kësaj peme është e pasur me taninë. Eukalipti përdor deri në 200 litra ujë në ditë sipas një hulumtimi të bërë nga World Agroforestry Cente. Kjo e bën specien një pemë shumë ‘të etur’. Kjo nuk favorizon asnjë burim uji, veçanërisht ligatinat dhe kënetat. Peizazhet e pushtuara kanë gjithashtu biomasë dukshëm më të lartë se bimësia natyrore që do të thotë se ato paraqesin një rrezik të konsiderueshëm edhe nga zjarri.