Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës. Votimi është hapur në faqen e UEFA-s e zgjat deri nesër në orën 15:00.
Së bashku me Rey Manajn, në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Świderski i Polonisë, Martin Ødegaard i Norvegjisë e Haris Hajradinović i Bosnje-Hercegovinës.
Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në link. Pasi procesi i votimit të mbyllet, pritet që UEFA të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë.