Gossip Showbiz

Loredana Brati flet për ndjenjat e saj për Jozin! “Jam ende e dashuruar…”

Loredana Brati ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku dha një intervistë të sinqertë dhe mbresëlënëse, duke fituar vlerësime dhe mbështetje nga publiku për sinqeritetin dhe qartësinë e saj.

Gjatë intervistës, ajo ndau detaje të jetës personale dhe familjare, por vëmendje të madhe mori kur u pyet për marrëdhënien me Jozin, me të cilin nisi një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Kujtojmë se situata mes tyre u tensionua pas incidentit gjatë largimit të tyre nga shtëpia.

Megjithatë, Loredana u shpreh se ndjenjat për Jozin nuk janë shuar:

Jam ende e dashuruar me të, ndjenjat nuk fshihen kaq lehtë

– deklaroi ajo, duke zbuluar se ende mban unazën që ai i dhuroi gjatë qëndrimit në shtëpi.

E pyetur për të ardhmen e lidhjes së tyre, Loredana theksoi se dëshiron të marrë vendime të balancuara:

Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave

– tha ajo, duke theksuar rëndësinë që zemra dhe mendja të ecin bashkë.

Aktualisht, Loredana tha se nuk e ka takuar ende personalisht Jozin, përveç disa komunikimeve të shkurtra.

Sa i përket vendimit të saj për marrëdhënien, ajo u shpreh se e ka marrë tashmë një vendim, por preferon t’ia lërë kohës për të hequr çdo dyshim dhe për të sqaruar ndjenjat e saj plotësisht.