Sport

“Luajtëm kundër erës”, trajneri Brdariç i çuditur pas humbjes me Bylisin: Nuk e kuptoj kartonin e kuq për Vllazninë

Bylisi mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0. Goli i Da Silvës lë shkodranët në vendin e tretë dhe me disa ndeshje pa provuar shijen e fitores.

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, deklaroi pas ndeshjes:

LEXO EDHE: Fitore në momentin e duhur, Bylisi del nga kriza përballë Vllaznisë që e mbyll me 10 lojtarë
“Patëm qarkullim topi, luajtëm edhe kundër erës. Edhe disa ekzekutime nuk ishin të sakta, një situatë ndryshoi komplet lojën. Dëgjova nuk ishte për karton të kuq, nuk e di pse ishte ai vendim. Na ndryshoi ritmin, si donim të implementonim ndeshjen. Nuk duhet të pësojmë gola si në pjesën e dytë. U bë e vështirë që të bënim diçka tjetër.

Na duhet Krymi në qendër si 6. Nëse gjërat ndodhin si sot, nuk ke mbrojtës tjetër, na duhen opsione. Pas ndeshjes mund të mendosh ndryshe. Ishim të bindur që mund të bënim mirë, goli e bëri mjaft të vështirë. Në fund kishim 2-3 mundësi për të barazuar. Nuk kishim eksperiencën të bënim diçka ndryshe dhe të kishim minimumi 1 pikë në fund.

LEXO EDHE: Laçi mundet në shtëpi në “finalen” me Skënderbeun dhe afron rënien nga kategoria

Kishim mundësi. Fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim, na vjen keq. Nëse ke objektiv, si ne, për të luajtur për pozicione të larta, ne mund të vrasim vetëm veten tonë. Nuk dua të vë fajin te arbitri, duhet të jetojmë me këtë fakt, por është e vështirë me 1 lojtar më pak. Duhet të jemi pozitivë, kemi ndeshje të forta dhe pikë për të marrë.

Ishte goli i shpejtë që pësuam në pjesën e dytë, diçka që na prishi planet, por duhet të mbrojmë më mirë. Da Silva bëri sot diferencën dhe jo ne fatkeqësisht. Në fund të ditës humbëm pikë, nuk arritëm të shënonim, të mbanim portën e paprekur, këtë duhet të kuptojmë, që ndeshjen tjetër të bëjmë më mirë”, u shpreh Brdariç.