Aktualitet

Lufta e UÇK-së bashkon Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut unifikojnë qëndrimin për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Janë përfaqësuesit e institucioneve shkencore dhe kulturore të tre shteteve që përmes një komunikate të përbashkët në 23 vjetorin e daljes në skenë të UÇK-së theksojnë se ky organizëm ka pasur në thelb shpëtimin e jetës së shqiptarëve dhe vetëm lirinë e Kosovës nga dhuna serbe.

Sa u përket akuzave të Dhomave Speciale ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së, cilësohen të imponuara me vendim politik nga Këshilli i Evropës.

Në një njoftim për media, theksohet se këto institucione kishin vendosur të organizonin sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” më 25 Nëntor 2020, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi është zhvendosur në një periudhë të dytë, kur të normalizohet situata.