Bota

“Luftë” Turqi-Greqi, avionët e Erdogan hyjnë në hapësirën greke

Greqia akuzoi Turqinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore, duke e cilësuar veprimin një provokim të Ankarasë. Mësohet se dy avionë luftarakë turq F16 kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë. Avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03, sipas orës lokale. Ata fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan. Incidente të këtij lloji kanë qenë të shpeshta gjatë muajit të fundit, kur avionë luftarakë turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke.