Health & Beauty Vitality Vibes | News

“Lufto me forcë dhe jeto me shpresë…”/’Tetori rozë’, muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit!

E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin në Top Albania Radio ka qenë doktoresha radiologe, Blerina Saraçi. Një diskutim i vëçantë me në fokus ‘Tetorin Rozë’, diagonstikimin e hershëm të kancerit të gjirit, cilët janë shkaktarët dhe si paraqiten statistikat ndër vite…

Tetori është një muaj shumë i vlefshëm për të na ndërgjegjësuar neve, për të qenë të vëmendshëm ndaj kontrolleve që duhet të bëjmë për shëndetin në përgjithësi dhe atij të gjirit në veçanti. 

Me sondën ekografike, si e diagnostikon doktoresha kancerin e gjirit nëpërmjet ekografisë?

Ekografia është bërë si stetoskop, fatmirësisht ka një divulgim të mirë të përdorimit të ekografisë për të gjitha modalitetet jo vetëm për gjirin. Duhet ta bëjë dikush që di ta përdorë dhe e njeh modalitetin. Radiologu kryen si ekzaminime depistuese edhe ekzaminime të mirëfillta diagnostikuese, kur pacienti vjen për një arsye të caktuar. Ekografia është një ekzaminim krejt i padhimbshëm, i padëmshëm për pacientin. 

Sa i përket moshës, sa herët mund të diagnostikohet kanceri i gjirit? Në cilën moshë fillon?

Është ulur faktkeqësisht mosha kur kemi kapur kancer gjiri dhe kjo ka disa shkaqe shkencore nuk është se e themi thjesht si një postulat. Një nga arsyet është edhe fakti që është ulur edhe mosha e ardhjes së mestruacionit të parë tek vajzat. Duke ardhur më herët bvn që të jetë i ekspozuar më gjatë gjiri ndaj ndryshimeve dhe për pasojë mund të kemi më herët patologji të tij. Gjithashtu një element tjetër që ndikon eshtë edhe shtatzënia e parë që në kohët moderne pritet që të jetë gjithmonë e më e vonë. Gratë mendojnë që ta bëjnë pas të 30-ve fëmijën e tyre të parë kështu që edhe kjo ndikon në ndjëshmërinë e gjirit ndaj patologjive. 

Ndër të tjera doktoresha theksoi se:

Kanceri nuk është asnjëherë kaq i thjeshtë për t’u diagnostikuar. Nuk ka një rregull matematikor, sigurisht që ka protokolle dhe ne i zbatojmë ama është sfidues. Sa i përket vetëkontrollit, është i rekomandueshëm patjetër që çdo grua një herë në muaj të vetëkontrollohet. Rekomandohet dita pasi ka kaluar ditën e ciklit menstrual.