Një sasi e vogël lëndë plasëse shpërtheu në murin e jashtëm, në katin e parë të një banese në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit, në lagjen “Gafurr Muço”. Shpërthimi ndodhi pranë shtëpisë në pronësi të shtetases me iniciale Sh.Gj., 57 vjeçe. Sipas informacionit paraprak të policisë, bëhet e ditur se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë e një grup hetimor, për të kryer veprime lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi policor:
Rreth orës 01:00, në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, thuhet në njoftimin e policisë.