Gossip

Macaulay Culkin zbulon “sekretin e errët” të Home Alone! Joe Pesci e kafshoi në…

Me rastin e 35-vjetorit të filmit klasik “Home Alone”, Macaulay Culkin ka treguar një histori surprizuese nga prapaskenat, duke rrëfyer se Joe Pesci e ka kafshuar vërtet në gisht gjatë xhirimeve.

45-vjeçari ishte i ftuari i nderit në eventin “Një Natë Nostalgjike me Macaulay Culkin”, mbajtur në Qendrën e Konventave dhe Argëtimit Long Beach në Kaliforni.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me publikun, aktori që u bë ikonë me rolin e Kevin McCallister, zbuloi episodin e papritur me kolegun e tij.

Ai më kafshoi gjatë provave

-tregoi Culkin me humor.

Duhet të mbani mend që gjatë pjesës më të madhe të filmit, unë nuk jam realisht në të njëjtin set me Joe dhe Dan (Stern). Xhironim në vende të ndryshme, ndaj nuk e njihja aq mirë.

Incidenti ndodhi drejt fundit të xhirimeve, kur Culkin ishte vetëm 9 vjeç. Bëhet fjalë për skenën ku hajduti Harry (Joe Pesci) kërcënon të kafshojë dhe t’i presë gishtat Kevin-it.

Joe i tha Danit: ‘Do t’i thuash fjalët?’ Unë s’kisha replikë, por u futa në mes dhe i thashë: ‘Po, sigurisht’. Pastaj Joe tha: ‘Do t’i kafshoj këto gishta një nga një’, dhe papritur më nguli dhëmbët në gisht. Unë bëra ‘aaah!’ si një fëmijë i vogël, dhe fytyra e tij ndryshoi menjëherë kur kuptoi se sapo kishte kafshuar një nëntëvjeçar. Një koleg nëntëvjeçar! Duhej telefonuar departamenti i burimeve njerëzore

– tha ai me batutë.

Aktori tregoi se Pesci u ndje menjëherë në faj:

Ai tha: ‘Më vjen keq’, dhe unë iu përgjigja: ‘Është në rregull, vetëm mos e bëj më’.

Culkin pohoi gjithashtu se nga ai moment i pazakontë, i ka mbetur ende një “suvenir” fizik.

Po, më la një shenjë. Kam ende një gjurmë të vogël dhëmbi këtu. Është dhëmbi i Joe-s. Jo ai i artë… ai i zakonshmi. Tani është një histori e bukur për t’ju treguar, por atëherë ishte më shumë një moment ‘kush është ky tipi?’

– u shpreh ai, duke shtuar se në atë kohë nuk e dinte sa i madh ishte Pesci në botën e kinemasë.

Nuk e kisha parë ‘Raging Bull’. Nuk e dija me kë po kisha të bëja.

I pyetur nëse i ka shkuar ndonjëherë në mendje të “hakmerrej”, Culkin vijoi me humor:

E kam menduar pak. Ai luan golf me një fqinjin tim dhe sa herë më thonë ‘po vjen Joe’, unë them ‘po, po’. Vetëm më trokisni në derë dhe gjithçka do shkojë mirë

– tha ai, duke e mbyllur rrëfimin mes të qeshurash.