Reperi i njohur Machine Gun Kelly po përjeton me emocion dhe përkushtim rolin e tij si baba për herë të dytë.
I pranishëm në tapetin e kuq të “American Music Awards 2025” në Las Vegas, 35-vjeçari foli për herë të parë për vajzën që ka me aktoren Megan Fox.
Jam thjesht i lumtur. Është fantastike
-u shpreh ai për “Access Online”, duke shtuar me humor:
Ata kanë një erë të mrekullueshme… Unë kam lindur për të qenë baba
Në një tjetër intervistë për “E! News”, MGK zbuloi se nuk do të qëndronte gjatë në event për shkak se e bija kishte temperaturë.
Vetëm do të ec mbi tapet dhe do kthehem në shtëpi… t’i jap feromonet e mia dhe ta ndihmoj të shërohet
Machine Gun Kelly dhe Megan Fox u bënë prindër të një vajze më 27 mars 2025. Aktorja është gjithashtu nënë e tre djemve nga martesa e mëparshme me Brian Austin Green.